Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Industria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Industria Empty
MesazhTitulli: Industria   Industria Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:34 pm

Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte
ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne
krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne. Kjo
industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me
përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit.
Shqiperia është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe
vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqiperia po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.
Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase
bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar
kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e
energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe
naftë dhe përbërës të saj.
Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e
rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e
Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe
ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si
mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar
si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur
industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura
nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas
shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje
të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Industria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: