Autoritetet zvicerane po tentojnë të ndalojnë turmat e alpinistëve lakuriq nga Gjermania të cilët po “pushtojnë” natyrën e rajonit lindor Appenzell, kanë njoftuar agjencitë. Banorët e Appenzellit janë shumë të shqetësuar për të cilën gjë, autoritetet, janë shumë të merakosura.
“Si do të ndjeheshit ju kur gjatë shëtitjes në natyrë të ndesheshit me një grup njerëzve të zhveshur”?, ka deklaruar Markus Doerig, zëdhënësi i kantonit Appenzell Innerrhoden.
Mirëpo, autoritetet shpejt e kanë kuptuar se janë tërësisht të pafuqishëm: kur policia e ka arrestuar një grup gjermanësh tërësisht lakuriq me çanta në shpinë, e ka zbuluar se nuk ekziston ndonjë ligj që e ndalon këtë aktivitet, shkruajnë mediat botërore.