Burgjet në Britani të Madhe kanë filluar të instalojnë skanerë për prapanica, për t’i dhënë fund futjes së paligjshme të gjësendeve të palejueshme brenda burgut. Në muajin e parë që kur janë vendosur, në një burg janë nxjerrë 21 gjësende nga zorrët e trasha.
Karriget skanuese për detektimin e gjërave metalike në zorrën e trashë janë duke u vendosur në 102 burgje të Britanisë së Madhe. Secili me vlerë prej 6.500 funtesh, këta skanerë të ri do të tentojnë t’i japin fund kontrabandimit të aparateve celulare dhe gjësendeve të ngjashme në qelitë e të burgosurve, një gjë për të cilat anusi gjithmonë ka shërbyer bukur mirë.
Skanerët, përveç celularëve, do të detektojnë edhe drogën e armët, derisa e tërë procedura zgjat vetëm disa sekonda.
Të ashtuquajturit “Skanerët e sigurisë për vrimat trupore”, janë pajisje të cilat në hap të parë skanojnë gojën, e më pas kur personi ulet mbi ta, e bëjnë analizën e shpejtë të anusit.
Gjatë muajit të parë qëkur këta skanerë janë vendosur në burgun Woodhills të Milton Keynes, janë zbuluar 21 celularë, të cilët deri diku do tu vështirësojnë të burgosurve që në rehatinë e katër mureve të kryejnë aktivitete kriminale jashtë tyre.