Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PTK suspendon dy menaxherë të DTI-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

PTK suspendon dy menaxherë të DTI-së Empty
MesazhTitulli: PTK suspendon dy menaxherë të DTI-së   PTK suspendon dy menaxherë të DTI-së Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 4:23 pm

Pas hetimeve të brendshme të bëra nga Departamenti i Hetimeve Kundër Mashtrimeve ndaj Kujtim Kastratit, menaxher i TI dhe Irfan Fejzullahut, menaxher operacional i TI, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së ka suspenduar përkohësisht me pagesa këta dy menaxherë.
Këta të dy, do të jenë të suspenduar deri në marrjen e vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të PTK-së.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK sh.a., Shyqyri Haxha, siç theksohet në komunikatë, e ka marrë këtë vendim duke vepruar në kuadër të autorizimeve të veta me qëllim të mbrojtjes se interesave te korporatës.

Nga raporti i Departamentit i Hetimeve kundër Mashtrimeve dhe Hetimeve PTK sh.a, rrjedhë se ekziston dyshimi se këta dy menaxherë kanë kryer shkeljet disiplinore në flagrancë, të sanksionuara me Kodin e Mirësjelljes së punonjësve dhe Procedurat disiplinore PTK SHA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
PTK suspendon dy menaxherë të DTI-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: