Rezultate studimesh mahnitëse
Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!
I lartësuar qoftë All-llahu. Në emër të All-llahut fillojmë…
Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme… Ja disa shembuj:
Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.
Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.
Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.
I lartësuar qoftë Allahu. Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit…
Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…
Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.
Avokado, patëlxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.
Fiku.. Është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.
Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas… I lartësuar qoftë Allahu.
Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:
1.Pasha fikun dhe ullirin,
2.Edhe Turi Sinanë,
3.Edhe këtë vend të siguruar!
4.Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të bukur,
5.Pastaj e shtyjmë në fund të fundit,
6.Përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata i pret shpërblim i vazhdueshëm.
7.E çka po të shtyn pra të përgënjeshtrosh botën tjetër?
8.A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës?!
Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.
Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…
Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç'rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.
Subhana'All-llah - I lartësuar qoftë Allahu.
La ilahe il All-llah - Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut