Britaniku Ainan Cawley i ka vetëm nëntë vjet dhe veçmë është në mesin e fëmijëve më të mençur në botë. Ky djalosh i cili studion kiminë në kolegj, jeton me prindër në Singapor, derisa maturën e ka kryer kur ishte shtatë vjeç.
Djaloshi jashtëzakonisht i mençur di të recitojë madje 518 decimale të numrit Pi, e përmendësh e di edhe sistemin periodik të elementeve.
Babai i tij Valentine Cawley shkruan një blog për të birin e tij me emrin "Djaloshi i cili di tepër".
"Truri i tij është i madh, di për fizikën, biologjinë dhe kiminë e nganjëherë konkludimet e tij duken si parashikuese sepse ai e sheh të mundurën, e jo atë që është aktualisht", shkruan babai.
"Në gjendje është të shoh përpara edhe nga ajo që është sheh se si do të mund të ishte. Ka shumë shokë moshatarë me të cilët luan. Megjithatë, me po aq lehtësi shoqërohet edhe me të rriturit. Ai është një fëmijë i cili ka interesim të madh të hulumtojë dhe kuptojë gjërat, posaçërisht shkencën", shkruan Valentine Cawley, derisa transmeton gazeta britanike “Telegraph”.
Për këtë çudi prej fëmije është incizuar edhe filmi dokumentar "Fëmija më i mençur në botë dhe unë".
Vëllezërit e tij, pesëvjeçarin Fintan dhe trevjeçarin Tiarnan babai i përshkruan me fjalët "aktori i vogël i talentuar" dhe "fëmija gjenial