Ylli i serialit dhe filmit "Sex And The City", Sarah Jessica Parker, ka hedhur poshtë thashethemet se ajo ka vendosur të ndahet nga burri i saj, Matthew Broderick.
Parker dhe Broderick kanë kryesuar titujt në tabloidët e ndryshëm amerikanë që nga gushti i vitit të kaluar kur “Star” kishte shkruar se Broderick kishte pasur një aferë me një femër më të re.
Ndërsa thashethemet më të reja janë se Parker është duke kërkuar një shtëpi në New York për t’u zhvendosur nga Manhattani ku jeton bashkë me Broderick dhe me djalin e saj, James Wilkie.
“Ne nuk shqetësohemi dhe nuk brengosemi nga këto spekulime”, është shprehur Parker për People.com gjatë një paraqitje të përbashkët me burrin e saj të enjten në një shfaqje të Broadwayt.