Aktorja britanike Sienna Miller ka vendosur t’i testojë aftësitë e saja aktruese në Broadway. Ajo ka vendosur të debutojë në skenë në shtator të këtij viti.
Ylli i filmit “Alfie”, e cila së fundmi është tërhequr nga filmi i ri për Robin Hoodin, “Nottingham”, do ta luajë rolin kryesor në shfaqjen “After Miss Julie”.
Miller ka debutuar në skenën e Londrës në vitin 2005, në një prodhim të West End, “As You Like It”, ndërsa në Brodway ka shpresuar të debutonte para dy vitesh, mirëpo planet e saja dështuan. Kështu që do ta realizojë ëndrrën e saj këtë vit.