Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij.
Të shmangen qëndrimet në ambientet ku ka shumë zhurma, pasi ato çojnë në dëmtimin e daulles së veshit.
Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë.
Përsa kohë që veshi është i sëmurë, duhet të shmanget kontakti me ujin.
Kur i sëmuri ndien dhembje të forta dhe të padurueshme, duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.