Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ari Han qetësohet përpara Maltës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Ari Han qetësohet përpara Maltës Empty
MesazhTitulli: Ari Han qetësohet përpara Maltës   Ari Han qetësohet përpara Maltës Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 10:38 am

Edhe pse në letër sfida me Maltën cilësohet e thjeshtë, trajneri Ari Han i kishte të gjitha arsyet përse të shqetësohej. Formës së dobët të sulmuesve (Bogdani, Kapllani e Berisha, të cilët kanë probleme në skuadrat respektive), i ishin shtuar edhe dëmtimet e shumë lojtarëve titullarë.

Por, tashmë drejtuesi i stolit kuqezi mund të marrë frymë lehtësisht: përveç kapitenit Altin Lala që nuk do të mund të rikuperohet në kohë për takimin e 11 shkurtit në La Valeta, lojtarët e tjerë do të jenë në dispozicion të skuadrës.

Lorik Cana është rehabilituar nga dëmtimi në gju dhe më 8 shkurt pritet të zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2009 me Olimpikun e Marsejës. Sipas burimeve pranë klubit francez, 25-vjeçari do të jetë rregullisht në fushë kundër Bordosë, e vlefshme për javën e 23-të të Ligës 1.

Rikthimi i Canës vjen në momentin më të përshtatshëm, sepse vetëm tri ditë më pas ai do të zërë vendin e tij në mesfushën e Kombëtares, për sfidën me Maltën në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010.

“Pas problemeve në gju, Lorik Cana mund të marrë pjesë në seancat stërvitore, por për momentin nuk është ende në gjendje që të vazhdojë përgatitjet me pjesën tjetër të grupit”, thekson faqja zyrtare e marsejezëve.

“Objektivi i lojtarit është që të jetë në formën optimale për takimin e 8 shkurtit kundër Bordosë, gjithsesi kjo do të varet nga rehabilitimi. Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se do t’i japë ‘dritë jeshile’ mesfushorit vetëm nëse ai është në 100 për qind, përndryshe nuk do të rrezikohet që situata të përkeqësohet”. Edhe pse fillimisht dëmtimi i zv/kapitenit kuqezi dukej i lehtë, ai nuk aktivizohet me ekipin prej afro një muaji.

Lajme pozitive vijnë edhe nga Qipro, ku Arjan Beqaj ka rifilluar stërvitjet me Anorthosis. Klubi kampion në ishullin e Afërditës bëri të ditur se portieri kuqezi është rehabilituar plotësisht dhe ka filluar stërvitjen për përballjen e 25 janarit me Omonian, në javën e 19-të të kampionatit.

“Gardiani” ka qëndruar jashtë fushave të lojës prej afro një muaji e gjysmë, për shkak të një dëmtimi në gju, në sfidën e Ligës së Kampioneve me Interin, në fillim të nëntorit 2008. Problemi dukej se ishte hedhur pas shpine vetëm pas disa javësh, por Beqaj u dëmtua sërish në fillim të dhjetorit, në sfidën me grekët e Panathinaikosit.

Portieri shqiptar ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Anorthosisit gjatë pjesëmarrjes historike në aktivitetin më prestigjioz për klube në Evropë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Ari Han qetësohet përpara Maltës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Han: Dua fitore ndaj Maltës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: