Premier League rrezikon te kthehet ne nje kampionat ku milionat e manjateve arabe te naftes mund te bejne ligjin ne te ardhmen.
Pas cmendurise me emrin Manchester City, nje tjeter klub rrezikon te bjere ne duart e sheikeve te naftes. Behet fjale per legjendaret e Liverpool, pronaret e te cileve aktualisht jane dy amerikanet, Hicks dhe Gillet.
Prej kohesh eshte folur per nje krize ekonomike ne arken e “The Reds” dhe kjo ka bere qe pronaret te mendoje seriozisht shitjen e shoqerise tek familja kuvajtiane Al-Kharafi. Sipas tabloidit “Times”, familja nga Lindja e Mesme ka ofruar plot 550 milione euro per e shtene ne dore Liverpool. Aktualisht, klubi ‘The Reds” ka nje borxh qe e kalon kufirin e 350 milione eurove dhe shitja e aksioneve mund te rezultoje vendimi me i drejte.
Shembullin me te mire te tjetersimit te shoqerive angleze ne shoqeri me pronare te huaj e jep edhe Manchester United qe drejtohet nga amerikani Glazer, por edhe West Ham.