Një fëmijë 11 muajsh, i cili po luante me telefonin celular, rastësisht e ka thirrur policinë e kjo ka rezultuar me arrestimin e babait të tij i cili po kultivonte marihuanë në shtëpi, ka njoftuar policia kanadeze.
Xhandarmëria mbretërore kanadeze ka dërguar një patrullë kur ka pranuar një thirrje në numrin e saj 911, derisa lidhje ishte këputur pa ndonjë fjalë të thënë. Policët menjëherë janë nisur për në adresën e një paralagjeje të Vancouverit prej nga kishte ardhur thirrja, ka thënë për France Press përfaqësuesja e policisë.
"Babai ka qenë shumë i habitur kur na pa dhe tha se askush nuk e ka thirrur policinë", ka pohuar ajo.
Policët më pas kanë parë fëmijën se si po luante me tufonin celular duke shtypur tastet e tij.
Me një kontroll rutinor të banesës, megjithatë, janë zbuluar 500 bimë të marihuanës, që ka sjellë deri tek arrestimi i babait 29-vjeçar.