Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik Empty
MesazhTitulli: Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik   Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 5:38 pm

Kryeministri Berisha priti dje pasdite në një takim presidentin e "Soravia Group", Hanno Soravia. Kompania e njohur austriake prezantoi plan-projektin për ndërtimin e një qendre turistike në zonën e Novoselës në Vlorë. Projekti parashikon edhe hapjen e një shkolle për turizmin. Vlera totale e investimit llogaritet në rreth 200 milionë euro. Nga ky investim parashikohet krijimi i 2 mijë vendeve të reja pune, me ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës. Vet kompania, në faqen e saj zyrtare të internetit, ka publikuar edhe lajmin se ka siguruar rreth 200 hektarë tokë në Vlorë, nga ku pret të vërë në zbatim projektin e kompleksit turistik. Ajo ka shtrirë shumë investime në disa vende të rajonit, përfshi edhe në Maqedoni. Në takimin me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e "Soravia Group" kërkuan përshpejtimin e procedurave për të vënë në zbatim projektin si dhe mbështetje me infrastrukturën lidhëse: rrjetin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike. Nga ana e tij, Berisha i siguroi investitorët austriakë se do të punojë ngushtësisht me autoritetet lokale për të bërë të mundur shpejtimin e procedurave, si dhe do të akordojë edhe fondet e nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës në zonën ku parashikohet të ndërtohet rezidenca turistike.

loading loading
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Austriakët, 200 hektarë tokë në Vlorë për kompleks turistik
» Go ragional”, iniciativa më e re për kthimin e Ballkanit në treg unik turistik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: