Aktoret e Hollywoodit, Diane Keaton, Michelle Pfeiffer, Sandra Bullock dhe Mandy Moore janë bashkuar për të nxjerrë para gjyqit kompanitë të cilat shfrytëzojnë imazhin e tyre pa lejen e aktoreve.
Yjet i kanë bashkuar forcat për të akuzuar kompanitë CompUSA, Systemax, TigerDirect dhe disa të tjera, të cilat kanë shfrytëzuar imazhet e tyre për të reklamuar produktet e veta, pa autorizimin ta bëjnë këtë.
Dokumentet janë dërguar në martën në Gjykatën Superiore të Los Angelesit, ku thuhet se palët e akuzuara kanë shfrytëzuar pamjet dhe personalitetin e yjeve “në mënyrë të përsëritshme dhe vazhdimisht” për të shitur produktet e tyre në internet dhe në shitoret me pakicë.
Pfeiffer, Keaton, Bullock dhe Moore janë duke kërkuar dëmshpërblim të paspecifikuar.