Bashkёpronarёt e Liverpoolit, Tom Hicks, raportohet se ka filluar bisedimet me njё familje tё pasur nё Lindjen e Mesme, pёr tё shitur klubin pёr njё shumё tё raportuar 600 milionё euro.
Bisedimet tashmё kanё filluar me familjen nga Kuvajti, Al Kharafi, qё udhëhiqet nga Nasser Al Kharafi, i cili ka njё pasuri prej nёntё miliardё funtesh dhe ёshtё personi i 48-tё mё i pasur nё botё.
Burimet thonё se qё tё dy pronarёt, edhe Hicks edhe George Gillett, tё cilёt ndajnё 50-50 aksionet e Liveproolit, dёshirojnё tё gjejnë njё blerës tё duhur pёr klubin.
Familja Al Kharafi ka pёr fushëveprim ndërtimin si dhe njё numër aktivitetesh sekondare, si shërbimet bankare, tregtinë ushqimore dhe turizmin.
Kjo nё fakt ёshtё hera e dytё brenda 12 muajsh qё pronarёt amerikan bisedojnë me Al Kharafi nё përpjekje pёr tё shitur kampionin e pesёfishtё evropian.