Manchester City është duke planifikuar të bëjë një ofertë befasuese për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
Daily Mail shkruan se Drogba është i ardhshmi në listën e Manchester Cityt, pas dështimit të këtij klubi për të marrë shërbimet e Kaka. City ka kërkuar nga Chelsea të tregojë çmimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Drogba nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit kundër Southend dhe Stoke Cityt nga menaxheri Luis Felipe Scolari, por pritet të rikthehet gjatë vikendit kundër Ipswich në ndeshjen e Kupës FA.
30-vjeçari, i cili ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në ligë, po ashtu spekulohet se mund të rikthehet tek ish-klubi i tij Olimpique Marseille.