Jamelia është xheloze në linjat e trupit seksi të Beyonce Knowles dhe ëndërron të bashkëpunojë me këngëtaren amerikane.
Këngëtarja britanike dëshiron që ta ketë trupin dhe suksesin që ka Beyonce, derisa dëshira më e madhe e saj është që ta bëjë një këngë të përbashkët me anëtaren e grupit “Destiny’s Child”.
“Më lejohet të ëndërroj ta kem trupin e saj... Unë jam një fanse e madhe e Beyonce dhe me dëshirë të flaktë do të bashkëpunoja me të. Ajo është e jashtëzakonshme”, thotë Jamelia për revistën britanike “Closer”.