Vetitë e dobishme të probiotikëve te dermatiti atopik janë të kufizuara, shkruan në faqet e "Reuters Health".
Probiotikët mund t’u shërbejnë fëmijëve të cilët kanë paraqitje të shpeshtë të ekzantemës së lëkurës (skuqje dhe ndryshime në lëkurë), e cila kruhet dhe quhet dermatit atopik.
Mirëpo, sipas autorëve të cilët kanë analizuar ndikimin e probiotikëve (“baktereve të mira”) në mjekimin e kësaj gjendjeje shëndetësore, dobitë nga probiotikët janë shumë të vogla.
Duke marrë parasysh këto të dhëna, ekspertët nga “Boonshoft School of Medicine” pranë Universiteti Shtetëror Wright në Dayton, i rekomandojnë prindërit që të mos iu japin fëmijëve të tyre probiotikë derisa të fitohen informata të sakta se cilët tipa të probiotikëve kanë efekt më të madh dhe nga cilët pacientët do të kenë më shumë dobi.
“Bakteret e mira” janë mikroorganizma, të cilët janë të pranishëm në florën normale të zorrëve he ndihmojnë tretjen, forcojnë sistemin imun dhe ndikojnë në ruajtjen e shëndetit në disa mënyra.
Probiotikët gjenden në jogurt dhe produktet e tjera të qumështit. P.sh. Lactobacillus acidophilus, mund të përmirësojë efektet anësore të antibiotikëve, të cilët shkaktojnë barkqitje.