Telefoni i parë i mençur i cili vihet në funksion nga sistemi operativ Android i kompanisë Google, ka nxitur kureshtjen e shumë përdoruesve edhe para se të paraqitej në treg në vjeshtën e vitit të kaluar. Në Evropë mund të blihet veçanërisht në Britani të Madhe, mirëpo gjykuar sipas paralajmërimeve, kjo gjë do të mund të ndryshonte shpejt.
Siç njofton agjencia e lajmeve Reuters, T-Mobile G1 fillimisht do të paraqitet në Holandë, Austri dhe Çeki, dhe atë më 30 janar, në Gjermani më 2 shkurt derisa në Poloni diç më vonë. Data e paraqitjes së celularit T-Mobile G1 në tregjet tjera evropiane na mbetet e panjohur tani për tani.
Celularin G1 për T-Mobile e ka përpunuar prodhuesi tajvanez, derisa pajisjen e dekoron ekrani i ndjeshëm në prekje prej 3.2 inçësh, kamera me 3.2 megapiksela, tastiera e plotë, lidhja Wi-Fi dhe një varg shtojcash tjera që e bëjnë këtë pajisje jashtëzakonisht tërheqëse.
Ajo me të cilën T-Mobile G1 dallohet nga pajisjet tjera të këtij lloji është se ky smartphone ka sistemin operativ Android nga Google.