Fiat-i mund të blejë 35 përqind të kapitalit të Crysler me opsionin për të marrë në të ardhmen një kuotë kontrolluese të kolosit automobilistik të Detroitit deri në 55 përqind.
Sipas “Wall Street Journal”, lëvizja do t’i shërbente të dyja shoqërive për të kaluar krizën që ka përfshirë industrinë e makinave në muajt e fundit.
Operacioni do të bëhet publik në mënyre zyrtare në orët në vijim.