Një studim i ri tregon se foshnjat e lindura para kohe, të cilat kanë marrë acid dekosaheksanoik (DHA) nga grupi i acideve omega-3-yndyrore, kanë pasur zhvillim shumë më të mirë të sistemit nervor.
Ndërkaq, foshnjat e lindura para kohe të cilat nuk kanë marrë sasi të mjaftueshme të DHA-së, kanë qenë të rrezikuara për të zhvilluar çrregullime të ndryshme.
Në këtë mënyrë, mungesa e DHA është ndërlidhur me zhvillim të dobët të sistemit nervor.
Është interesant fakti që ndikimi pozitiv i DHA-së është vërejtur vetëm te vajzat dhe jo de djemtë.