Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Geri Halliwell, raportohet se ka gjetur dashurinë e saj të re, një biznesmen italian të jahteve.
Ylli i muzikës pop, e cila është nënë e vajzës Bluebell nga lidhja e mëhershme, është parë disa herë në shoqërim të Fabrizio Politi, një biznesmen multimilioner, kompania e të cilin ndërton jahte.
Dyshja janë të gatshëm ta zbulojnë romancën e tyre, duke u paraqitur në disa fotografi për edicionin italian të magazinës “Vanity Fair”, bën të ditur tabloidi anglez The Sun.