Sipas të afërmve të Claus von Stauffenberg, Tom Cruise ka qenë "shumë i vogël" për ta luajtur rolin e ushtarakut, i cili kishte tentuar vrasjen e Hitlerit.
Filmi “Valkyrie” tregon planin e Von Stauffenberg për tentimvrasjen e liderit nazist, Adolf Hitler, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Cruise, i cili luan rolin kryesor, ka marrë shumë kritika negative për portretizimin e kolonelit gjerman.
“Tom Cruise duket shumë i matur në film, sikur të ketë frikë ta luajë rolin. Ai mundohet të duket elegant, mirëpo shtangohet i tëri. Ai nuk duket i vendosur në rol dhe nuk është karizmatik”, thotë Franz von Stauffenberg, një anëtarë i familjes së kolonelit, për gazetën gjermane “Welt”.