Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Në Los Anxhelos, në kongresin vjetor të "Kërkimit mbi kancerin", studimi më i fundit tregoi se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fëmijën (fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji). Zakonet, historia personale dhe gjenetike, mosha e parë e menstruacioneve, ushqyerja me gji, mosha e menopauzës, përdorimi i hormoneve dhe terapia hormonale, janë faktorë shumë të rëndësishëm, disa "miq" dhe disa armiq të gjoksit. Ndërkaq, rezultatet e studimeve të rëndësishme të nisura në vitet ‘80, që tani janë të disponueshme, kanë vlerësuar hormonet seksuale dhe kushtet e faktorët që favorizojnë shfaqjen e një tumori. Kështu, në vitet ‘80, në Evropë regjistroheshin 20000 raste në vit; në vitet ‘90, 30000 raste dhe rreth 45 mijë raste në fillim të viteve 2000. Sot mendohet se ai prek rreth 1.2 milionë gra në të gjithë botën, nga të cilat 500 mijë humbin jetën. Por, pavarësisht rritjes së përqindjes, rastet e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitet 2000 janë reduktuar dukshëm, sidomos te moshat më të reja, që kanë mundësi t‘u nënshtrohen ekzaminimeve të ndryshme, si mamografisë dhe ekografive të ndryshme.