Kate Winslet thotë se burri i saj, regjisori Sam Mendes, nuk ishte xheloz për skenat e seksit me Leonardo DiCaprion në filmin e ri Revolutionary Road, pasi ajo nuk është “një ylli pornografisë”.
Winslet dhe DiCaprio luajnë rolin e burrit dhe gruas në filmin e ri, i cili është realizuar nën regji të Mendes. Por aktorja britanike është e bindur se nudizmi në ekran nuk do t’i shkaktojë probleme martesës së saj.
“Unë nuk jam një yll i pornografisë. Nuk dal dhe të bëj seks me njerëz të tjerë dhe të realizoj detyrën time. Ai është më se i bindur se unë jam e qetë dhe është i sigurt se skenat e dashurisë justifikohen”, ka thënë aktorja.
“Kam dalë shpesh e zhveshur në filma dhe ndjehem shumë me fat që, secilën herë, skenat janë të përshtatshme dhe e qartësojnë tregimin. Sam më ka përkrahur në të gjitha dhe gjithmonë ka qenë kështu”, ka shtuar Winslet.