Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson i spërkat flokët me parfum, ashtu që nuk ka nevojë t’i pastrojë ato.
Bukuroshja është këshilluar nga floktari i saj, t’i pastrojë flokët vetëm dy ose tri herë në muaj, dhe të përdorë aroma për të mposhtur erën.
“Kaçurrelat e Jessicas në të shumtën e rasteve janë të yndyrshme, por ajo e mbulon këtë mirë. Ajo mban kapela ose zgjatje të flokëve. Nëse flokët e saj fillojnë të kenë aromë të keqe, ajo i spërkat me parfum të linjës së saj”, ka thënë një burim.