Në mesin e shumë risive të paraqitura në panairin e elektronikës shpenzuese CES do të ndajmë dy laptopë të ri të kompanisë Dell nga seria prestigjioze Studio XPS.
Laptopët e ri të Dell janë emëruar Studio XPS 1.340 dhe 1.640, derisa dallimi kryesor qëndron në diagonalen e ekraneve të tyre (13, respektivisht 16 inç) si dhe në kartelën grafike; modelin më të vogël e nis Nvidia GeForce 9.400 MG, derisa në atë më të madh mund të gjendet ekskluzivisht ATI Mobility RADEON M86XT.
Specifikat tjera janë të ngjashme: të dy modelet kanë procesor të Intelit P 8.400, 4 GB DDR3 SDRAM memorie, 320 GB disk të fortë në 7.200 rrotullime për minutë, dhe DVD Writer. Ata janë të pajisur edhe me kamerë uebi me rezolucion prej 2 megapiksela si dhe sistemin operativ Vista Home Premium.