Një fotografi, në të cilën Madonna paraqitet lakuriq e realizuar kur këngëtarja ishte në moshë 30-vjeçare, pritet të shitet afër 10.000 euro në një ankand në muajin shkurt.
Kjo është njëra nga gjashtë fotografitë e bëra nga fotografi Lee Friedlander, të cilat asokohe i janë shitur revistës “Playboy” dhe janë publikuar në vitin 1985.
Shtëpia e ankandeve “Christie” me 12 shkurt do ta nxjerrë në shitje këtë fotografi, si dhe një fotografi tjetër të realizuar nga Helmut Newton ,ku Madonna paraqitet gjysmë lakuriq.