Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dy banka të fuqishme amerikane në vështirësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Dy banka të fuqishme amerikane në vështirësi Empty
MesazhTitulli: Dy banka të fuqishme amerikane në vështirësi   Dy banka të fuqishme amerikane në vështirësi Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 9:03 am

Dy nga bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara janë goditur rëndë nga kriza financiare dhe po mbështeten tani tek ndihma e qeverisë për të mbijetuar

Banka e Amerikës, më e madhja në vend tha sot se humbi gati 2 miliardë dollarë në tre muajt e fundit të vitit. Zyrtarët thanë se humbjet nuk përfshijnë blerjen e bankës së investimeve Merril Lynch nga Banka e Amerikës.

Merrill Lynch humbi më shumë se 15 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Ndërkohë rivali tjetër bankar, Citigroup tha sot se humbi më shumë se 8 miliardë dollarë, duke pësuar kështu humbje për të pestin tremujor me rradhë dhe duke e detyruar kompaninë të ndahet në dy banka më të vogla.

Njoftimet erdhën pasi departamenti amerikan i tregëtisë ra dakort për t’i dhënë Bankës së Amerikës një tjetër ndihmë prej 20 miliardë dollarësh.

Banka e Amerikës dhe Citigroup kanë marrë deri tani 45 miliardë dollarë nga programi prej 700 miliardë dollarë i qeverisë që synon të ndihmojë institucionet financiare të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Dy banka të fuqishme amerikane në vështirësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: