Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Historiku dhe demethenia e hendboll-it

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Historiku dhe demethenia e hendboll-it Empty
MesazhTitulli: Historiku dhe demethenia e hendboll-it   Historiku dhe demethenia e hendboll-it Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 8:47 am

Hendbolli eshte sport ekipor i cili luhet ne mes dy skuadrave te perbera nga 7 lojtare (6 lojtare dhe portieri), duke levizur topin nga njeri lojtare te tjetri duke tentuar qe te shenojne ne golin e ekipit kundershtar. Hendbolli eshte sport I ngjajshem me futbollin, por ketu ne vend te kembeve perdoren duart per te levizur topin. Per here te pare hendbolli zyrtarisht u luajt ne vitin 1920.


Historiku
Origjina e hendbollit daton qe ne Greqine antike ku perdorej termi urania. Poashtu rrenjet e hendbollit mund te gjinden edhe ne Romen e lashte, ku perdorej termi harpaston. Lojra te ngjajshme me hendbollin jane luajtur edhe ne France. Gjate shekullit te XIX, ekzistonin sporte shume te ngjajshme me hendbollin veeanerisht ne Danimarke ( sporti quhej haandbold), ne Bohemi dhe Slovaki (hazena), ne Ukraine (gandbol), ne Gjermani (torball) si dhe verzionet e ketij sporti ne Irlande dhe Uruguaj.

Hendbollin sie e njohim sot, eshte formuar ne fund te shekullit te XIX, ne Evropen Veriore, kryesisht ne Danimarke, Gjermani, Norvegji dhe Suedi. Regullat e para te hendbollit modern I shkroi danezi Holger Nielsen ne vitin 1898 dhe i publikoi at one vitin 1906.

Regullat e plotesuese te hendbollit u publikuan ne 29 Tetor 1917, nga gjermanet Max Heiser, Karl Schelenz dhe Erich Konigh. Kurse dy vite me vone (1919), regullat u avancuan nga Karl Schelenz.

Ndeshja e pare oficiale e hendbollit u zhvillua ne vitin 1925 ne mes Gjermanise dhe Belgjikes ne konkurencen e meshkujve dhe ne konkurencen e femrave ne vitin 1930, ne mes Gjermanise dhe Austrise.

Federata Nderkombetare e Hendbollit Amator u themelua ne vitin 1928, kurse Federata Nderkombetare e Hendbollit u themelua me vone, ne vitin 1946.

Garat e para ne hendboll u mbajten ne vitin 1936, ne Olimpiaden Verore ne Berlin, me kerkese speciale te Adolf Hitlerit. Hendbolli me pas u largua nga lista e sporteve, duke e kthyer ate perseri ne kete liste ne vitin1972, ne Olimpiaden verore ne Mynhen te Gjermanise. Kurse ne konkurencen e femrave hendbolli u luajt ne Olimpiaden Verore me 1976. Deri ne Shkurt 2007, Federata Nderkombetare e Hendbollit kishte 159 anetare qe perfaqesonin reth 1,130,000 klube dhe 31 milione lojtare.


Fusha e lojes
Fusha e lojes se hendbollit, eshte e gjate 40 metra dhe e gjere 20 metra, me vije ndarese ne mes te fushes. Golat jane te rethuar me gjysemreth me distance prej 6 metrave nga goli. Poashtu, edhe nje vije gjysemrethore me largesi prej 9 metrave nga goli.

Gjate zhvillimit te lojes lojtaret e nje ekipi qendrojne jashte 6-metershit, duke mbrojtur porten, kurse ekipi tjeter leviz topin jashte 9-metershit, duke tentuar qe te organizoje sulm.

Pas shenimin te golit, loja rifillon nga qendra. Pasi qe nje lojtar ka ne duar topin, referi jep sinjal qe loja te filloje. Perpara fillimit te lojes, lojtaret patjeter duhet te gjenden ne gjysmen e tyre te fushes.

Vetem portieri mbrojtes ka te drejte te qendroje Brenda 6-metershit. Nese nje lojtar, hyn ne zonen e 6-metershit, atehere ekipi I tij automatikisht humb topin. Nese gjate tentimit per te gjuajtur, lojtari pengohet nga mbrojtesit, me kontakt fizik, atehere akordohet penalti, qe gjuhet nga nje distance prej 7 metrash.

Topi I hendbollit eshte me I vogel se topi I futbollit dhe lehte mund te mbahet me nje dore. Lojtari mund te perdore te dy duart per te mbajtur topin, por nuk mund ta mbaje ate me te dy duart me teper se 3 sekonda, kurse gjate organizimit te sulmit, lojtari nuk ka te drejte te beje me teper se 3 hapa, duke mbajtur topin me te dy duart.

Loja e Hendbollit
Loja e hendbollit luhet ne dy pjese nga 30 minuta. Gjate seciles prej tyre, te dy ekipet kane te drejte te kerkojne nga nje tajm-aut. eshte e lejuar qe ndeshjet ne lige te perfundojne me rezultat te barabarte, mirepo kjo nuk eshte e lejuar gjate garave eliminuese. Gjate garave eliminuese nese nje ndeshje perfundon me rezultat te barabarte atehere ndeshja vazhdon edhe dy pjese me nga 5 minuta. Nese edhe pas vazhdimit rezultati mbetet I barabarte atehere shtohen edhe dy pjese me nga 5 minuta. Nese edhe me kete vazhdim, rezultati mbetet I barabarte, atehere vendosin penaltite (7-metershat), qe gjuhen individualisht per secilin ekip nga 5 gjuajtje, te cilat vazhdojne deri sa nje ekip te fitoje.

Formacionet mbrojtese jane:
- formacioni mbrojtes I ashtuquajtur 6-0, gjate te cilit te gjithe lojtaret vendosen reth 6-metershit;
- formacioni mbrojtes 5-1, kur 5 lojtare jane reth 6-metershit dhe 1 lojtar gjendet reth 9-metershit dhe
- formacioni mbrojtes 4-2, kur 4 lojtare gjenden reth 6-metershit dhe 2 reth 9-metershit.
Formacioni sulmues I zakonshem eshte me dy anesore (lojtare te krahut), nje qender e djathte, nje e majte dhe dy lojtar qendre.

Denimet (Penalizimet)
Penalizimet (anglisht e penalties), u jepen lojtareve te cilet shkaktojne nderhyrje te palejuar, ndaj lojtareve kundershtare, zakonisht gjate kontakteve fizike. Ne me teper raste denohen me nga 2 minuta pezullim lojtaret mbrojtes, me karton te verdhe (verejtje) dhe me karton te kuq (perjashtim) ne rast te sjelljes josportive. Pas humbjes se topit ne sulm, lojtari duhet menjehere te leshoje topin ne toke, sepse nese nuk e ben kete, ai penalizohet me 2 minuta jashte lojes, me eerast ekipi I tij mbetet me nje lojtare me pak ne periudhe kohore prej 2 minutash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Historiku dhe demethenia e hendboll-it
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Sporte të ndryshme-
Kërce tek: