Numri i përdoruesve të internetit në Kinë, edhe ashtu më i madhi në botë, është rritur edhe për 298 milionë njerëz.
Kjo paraqet rritje të numrit të përdoruesve prej 41.9 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe ajo vazhdon të jetë e shpejtë, ka deklaruar Qendra informative kineze për rrjetet kompjuterike (CINIC), njofton BBC.
Raporti gjithashtu tregon një numër të madh të madh të njerëzve në Kinë të cilët kanë qasje në internet nëpërmes celularit.
Në raportin e CINIC gjithashtu vërehet se përdorimi i internetit shpërndahet më shumë në vende të vogla sesa në qytete.
Në fund të vitit 2008 numri i përdoruesve të internetit në Kinë, e cila ka 1.3 miliardë banorë, ka qenë pothuajse i njëjtë me numrin e përgjithshëm të popullatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Numri i përdoruesve nëpër zonat rurale ka shënuar rritje enorme prej 60.8 për qind, në 84.6 milionë njerëz, në krahasim me rritjen shumë më modeste prej 35.6 për qind në zonat urbane, thuhet në raport.
Në raportin e CINIC thuhet se 117.6 milionë njerëz kanë pasur qasje në internet nëpërmes celularit, që paraqet rritje prej 133 për qind në krahasim me vitin 2007.
Nxënësit dhe studentët janë fuqia më e madhe e përdoruesve mobil të internetit: 43.5 për qind i kanë përdorur celularët e tyre për të lexuar lajmet online, të shkarkojnë muzikë, të kontrollojnë postën elektronike apo për gjëra tjera.
Kina me 633.8 milionë përdorues të celularëve javën e kaluar ka lëshuar licencën e shumëpritur për gjeneratën e tretë (3-G) të celularëve për operatorët China Mobile, China Telecom e China Unicom.