Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ёshtё i paepur tё sjellё nё Stamford Bridge yllin e Manchester Cityt, Robinho.
The Sun shkruar se Scolari ёshtё duke u përpjekur ta transferojë brazilianin nё Chelsea, pasi dёshtoi kёtё ta bёjё gjatё gushtit tё kaluar. Madje Scolari ka ftuar klubet tё bёjnё oferta pёr ndonjërin prej yjeve tё Chelseat.
Pёr tё marrё shërbimet e Robinhos trajneri raportohet se do tё ofrojё 15 milionё funte plus katёr lojtarё, Nicolas Anelka, Florent Malouda, Salomon Kalou dhe njё qendёrmbrojtёs.
Nё anёn tjetër City ka shtuar interesimin edhe pёr njё yll tjetër botëror, kësaj here kapitenin e Chelseat, John Terryn, pёr tё cilin do tё ofrojё 40 milionё funte, dhe ёshtё i bindur se ai dëshiron tё jetё kapiteni i ri i Cityt.