Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube?
Negociatat në mes të Warner Music dhe YouTube kanë përfunduar pa sukses, rezultat i cili do të sjellë deri tek tërheqja e këngëtarëve të Warner siç janë Madonna, Red Hot Chili Peppers e R.E.M nga ky ofrues i video-incizimeve online.
Videoklipet më të vizituara janë në pronësi të kompanisë Warner Music e cila nga YouTube ka kërkuar përqindje më të madhe të fitimeve, sepse vlerësojnë se për vizitueshmërinë e madhe të këtij video shërbimi meritor janë edhe videoklipet e tyre.
Nuk është bërë e njohur kërkesa financiare e Warner Music, mirëpo sipas disa burimeve nga shërbimi YouTube ajo merr shuma të vogla dhe rezultati ka qenë edhe i pritur.
"Thjesht nuk mund të pranojmë kushtet të cilat artistëve, performuesve, tekstshkruesve dhe botuesve nuk i mundësojnë shpërblime përkatëse dhe të drejta ashtu siç i meritojnë", thuhet në deklaratën e Warner Music.
YouTube në këtë rast nuk është dorëzuar, mirëpo është e njohur se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit tetor ka pasur 100 milionë vizita. Në rast se zbatohet vendimi i kompanisë Warner atëherë nga YouTube do të mund të largoheshin qindra mijëra videoklipe të këngëtarëve që do të ndikonte dukshëm në përfitimet e shërbimit më të popullarizuar online për video materiale.