Fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit në RTSH, Olta Boka, këtë vit nuk do të jetë konkurruese në festivalin e madh shqiptar, i cili vitin e kaluar ia mundësoi të merrte pjesë në Eurovision me këngën "Zemrën e lamë peng".
Mungesën në festivalin e sivjetmë Olta do ta kompensojë me një këngë të re për të cilën shpreson se do të bëhet një hit dhe të cilës padyshim se do t’ia realizojë edhe një videoklip të bukur.
“Do të kem një këngë të re së shpejti, për të cilën po punoj me shumë kujdes dhe shpresoj të jetë një hit i bukur”, është shprehur Olta.
Telegrafi