Kishte shumë kohë që nuk dihej më gjë për Soni Malaj që prej ndarjes nga kompozitori Flori Mumajesi, lajm i cili u bë publik menjëherë dhe u shpërnda rrufeshëm te të gjithë.
Prej shumë kohësh, Soni ka refuzuar mediat për të folur për jetën e saj private. Prej disa muajsh asaj i duhet të fluturojë shpesh drejt Parisit, pasi që tashmë ka gjetur një dashuri të re, një djalë rreth moshës 34-35 vjeç me të cilin ndihet shumë mirë. Të paktën kështu thonë ato pak persona që e dinë këtë, duke iu referuar vetë fjalëve të Sonit.
Historia me djalin nga Franca do të niste disa kohë më parë në Shqipëri, ndër sa djali vinte për bizneset e tij që e lidhnin me kryeqytetin shqiptar.
Sipas “Bluetooth”, për Sonin kjo lidhje ka shumë gjasa të kthehet në diçka serioze, ku pse jo, ajo po mendon edhe për fejesë me djalin të cilit nuk i bëhet i ditur emri.
Burime pranë Soni Malaj tregojnë se në të vërtetë ajo ende nuk është ndarë përfundimisht nga Flori, por takimet me të vijojnë. Takimet janë në studion e tij pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe arsyeja për të cilën takohen nuk është vetëm në lidhje me këngën që Flori Mumajesi po përgatit për Sonin për të konkurruar në festivalin e fundvitit në RTSH.
Ndoshta lidhja e fortë që përjetuan për disa muaj me radhë nuk mund t’i ndajë dot plotësisht nga njëri-tjetri, duke pasur ende nostalgji gjë që i çon në takime të herë pas hershme në studion e Florit.
Bisedat në telefon gjatë ditës janë ato që i lidhin më shumë Florin dhe Sonin, ndërsa mësohet se ledhat dhe përkëdheljet nuk kanë përfunduar mes tyre, por vijojnë të flasin e bisedojnë gati si më parë.