Aktorja Angelina Jolie i ka hapur dyert intimitetit të saj në revistën Vogue me një intervistë ekskluzive ku rrëfen hap pas hapi romancën me të dashurin e saj aktual, "mikun" dhe babain e fëmijëve të saj, Brad Pitt.
Intervista, që koençidon me promocionin e premierës, The Good Sheperd, botohet mbas disa muajsh kur Jolie i ishte fshehur shtypit duke ruajtur jetën e saj private. Sipas Jolie, as ajo dhe as Pitt nuk kishin kërkuar ndonjë marrëdhënie kur u njohën gjatë xhirimit të Mr. and Mrs. Smith.
Protagonistja
Aktori ishte martuar me protagonisten e Friends, Jennifer Aniston, dhe Jolie nuk dinte ne ç’situatë ndodhej martesa e tyre. Jolie siguron se atëhere ishte shumë e lumtur si nënë beqare me djalin e saj të parë të adoptuar, Maddox, një eksperiencë që, siç e thotë edhe ajo e ka ndryshuar shumë. "Por për faj të filmit na u desh të ndanim shumë gjëra së bashku dhe mes nesh filloi edhe u rrit një miqësi që as vetë ne nuk e kuptuam", tha artistja për një moment që shtypi rozë e kishte pagëzuar me emrin Brangelina për shkak se ata nuk ndaheshin në asnjë moment.
Intervista
Në intervistë, aktorja 31 vjeç, insiston se ajo nuk kish patur të bënte fare me divorcin e Pitt. Pitt dhe Aniston njoftuan ndarjen në janar 2005 dhe aktorja kërkoi divorcin në marsin e të njëjtit vit, mbas katër vjet e gjysmë martesë. Fotografitë e para private të Pitt dhe Jolie u botuan në fund të muajit prill kur çifti ishte duke shetitur në një plazh afrikan së bashku me Maddox. Mr. and Mrs. Smith pati premierën e tij botërore në qershor të këtij viti.
Adoptimi
Në korrik, Pitt shoqëroi Jolie në Etiopi për të adoptuar vajzën e saj të dytë, Zahara, dhe në shtator aktorja kishte mbetur shtatzanë. Ndërkaq aktori, i ka dhënë mbiemrin e tij dy fëmjëve të adoptuar. Por për dasmën asgjë. "Jemi ligjërisht të lidhur me fëmijët tanë . Kjo është më e rëndësishme", pohoi aktorja. Pitt, që mbush 43 vjeç në 18 dhjetor, siguroi në një intervistë me rastin e promovimit të Babel se do të martoheshin vetëm nëse në SHBA do të realizohej ajo që donte ai, duke iu referuar këtu së drejtës së martesës së çifteve të së njëjtit seks.