Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera, thotë se ajo vazhdon t’i mbajё kёmbёt nё tokё duke e bindur veten se nuk ёshtё mjaft e mirё.
Krijuesja e hitit “Dirrty”, e cila lindi fëmijën e parë të saj më herët gjatë këtij viti, thotë se duke vazhduar qëllimet e saj në karrierë, ajo e ka penguar veten nga dalja prej binarëve.
“Përpiqem vetëm të qëndroj e fokusuar në qëllimet e mia. Nuk më pëlqen të ndjehem shumë komforte. Një herë kur fillon të ndjehesh komforte me suksesin tuaj, atëherë ai mund të fillojë të largohet nga ju”, ka thënë Aguilera.
“Mendoj se është e rëndësishme njeriu të vazhdojë t’i nxjerrë qëllime vetes. Për mua kam shumë gjëra për të bërë”, ka shtuar këngëtarja.