Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi Empty
MesazhTitulli: Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi   Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 6:25 pm

Nuk është çudi t’i hipi avionit dhe të shkoj në Milano, për një veshje që më fiksohet. Sa herë që ngjitet në skenë apo lançon një klip të ri shfaqet interesante dhe shumë e sofistikuar në look këngëtarja Altuna Sejdiu.

Veshja për të ka rëndësi të veçantë, pasi shpreh spirtualitetin e një personi. Shpesh është shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga më të ndryshme. “Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm,” shton Tuna. Madje, ajo thotë se “klipi i fundit “Bileta” zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit”. Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.


Çfarë përfaqëson veshja për ju?

Veshjen e kisha definuar si pamje që shpreh brendësinë dhe spiritualitetin e një personi.

Një veshje për ju është e kombinuar mirë, nëse…

Eshtë e kombinuar me shije dhe pa shumë ngarkime.
Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen?

Së fundmi, kam bashkëpunuar edhe me disa stilistë të njohur nga Maqedonia, por shumë shpesh i mendoj edhe vetë.

Kur e shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendon?

Varet për çfarë xhirimi bëhet fjalë; mund të mendoj diçka, lidhur me veshjen, me prezantimin tim, me flokët, me grimin… bëj analiza të ndryshme, kryesisht.

Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?
Sigurisht që ka rëndësi, pasiskena duhet respektuar.

E keni të vështirë të bënindonjë ndryshim total nëlook apo ambientoheni shpejt?
Më parë e kisha të lehtë tëadaptohem me cilindo ndryshimtë look-ut, qoftë me flokët, megrimin dhe me veshjen. Tani ekam më të vështirë.Shpesh luani edhe mengjyrën e flokëve.Meqenëse i kam kaluar fazate eksperimenteve të ndryshme,mendoj se nuk ka look që sÊekam provuar. Kohët e fundit potentoj të kem flokun e shëndoshë dhe natyral.

Sa ndryshon një veshjeskenike me atë që ju krijonipër klipe?
Janë si dy anët e kundërta të njëmedaljeje.

Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohëmë parë përgatiteni?
Gjithnjë varet se për çfarëprezantimi bëhet fjalë;ndonjëherë me muaj të tërë, sepse veshja duhet koordinuarme këngën, lëvizjet në skenëdhe shumë momente të tjera që i përcjell ajo.

Konsultoheni shpesh merevistat e modës, për njëdalje skenike?
Po, shumë shpesh, pasi atozakonisht shërbejnë si inspirimpër mua. E keqja tek unë vjenkur shfletoj revistat e modës,sepse më ndodh të fiksohem pas një veshjeje shumë, sa të nesërmen i hipi avionit dhe shkojnë Milano për ta blerë.

Në shpenzimet tuaja,a hyjnë edhe blerja erevistave të modës?
Patjetër që po, pasi rregullishti blej revistat e modës. Shpesh vizitoj webet, faqet e njohuratë modës. Më tërheqin dhei shikoj me shumë vëmendje javët e modës që bëhen nëpër metropolet botërore dhe dotë doja shumë të isha një ditë prezent në ndonjë prej tyre.

Sa shpenzoni për veshje?
Jam megalomane e vërtetë, pasishpenzoj shumë, por gjithçkaështë e arsyeshme, kur ështëkarriera në pyetje.

Cila është veshja më eshtrenjtë në gardërobëntuaj, e cilës firme është dhesa ka kushtuar?
Nuk preferoj të flas për çmime;mendoj se në koleksionin eçantave dhe këpucëve që kammund të fshihet copa dhe lëkuramë e shtrenjtë në gardërobëntime.

Aktualisht, a ka ndonjëperson që fshihet pasvezullimit të pamjes suaj?
Gjithmonë po, njerëz me shije, tëcilëve u besoj.

Me kalimin e viteve, a kandodhur ndonjë ndryshim shijesh? Nëse po, kukonkretisht?
Njeriu me kalimin e viteve gjenvetën, mundohet të nxjerrë nëpah gjërat për të cilat edhe nukka qenë i vetëdijshëm. Mendojse tek unë kënga „Bileta‰ zgjoinjë pjesë të anës time femëroreqë gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit.

Kur ndiheni më mirë, kurveshjen tuaj ia besoni njëstilisti apo kur e ideoni atëvetë?
Kur gjejmë kompromisin dhezgjidhjen e vërtetë, së bashku mestilistin.

Është i vërtetë fakti që jushpesh e ideoni vetë veshjentuaj?
Kur punoj me stilist, mund tësugjeroj diçka, por zakonishtua lë punën profesionistëve dhenuk dua të ndërhyj. Shumicën eveshjeve i blej të gatshme dhe ikombinoj vetë.

Ju ka ndodhur ndonjëherëqë të ndërroni mendim përveshjen tuaj, në momentin efundit të daljes në skenë?
Po, nëse nuk jam ndjerë mirë.

[/b]Jeni e fiksuar pas etiketave,dhe cilat firma ju pëlqejnë?[/b]
Po, kur është kualiteti në pyetje.Më pëlqejnë Dsquared, D&G,Guçi.

Ngjyra juaj e preferuar dhe dominonte në gardërobë?
Ngjyra ime e preferuar ështëajo e momentit të disponimit që kam. Mund të jetë blu, kafe, e gjelbër.

Sa ndryshon në veshjete përditshme nga atoskeniket?

Skena kërkon ekstravagancëne saj, e cila shpeshherë te nee merr formën e shundit edhekichit. Në përditshmëri ështëtjetër pune, pasi i dua veshjetsa me komfore dhe make upminimal.

Pëlqeni më shumë veshjetsportive apo klasike?
Sportive, pa dyshim, pasi klasikjado të vijë me kohë.

Ju jeni dakord me thënienqë veshja, në një farëmënyre tregon edhe personalitetin e një personi?
Nuk e di sa mund të jem dakord,por është e vërtetë që ndonjëherëveshja është reflektim i gjendjes sonë shpirtërore, por, nga anatjetër, mund edhe të mos jetëashtu. Gjithçka varet nga personidhe perceptimi i tij për veshjen.

Sa vend zënë aksesorët nëgardërobën tuaj dhe cilëtjanë më të preferuarit?
Në koleksionin tim janë aktualë aksesorët me gurë Swarovski.Gjithashtu, edhe syzat e diellit i konsideroj si pjesë e imazhit ditor.Gardëroba juaj nuk do tëkishte kuptim pa… Çantën e kombinuar dhexhaketën e duhur.

Parfumi juaj ipreferuar?
Nuk jam e fiksuar pas njëparfumi; herë pas herei ndryshoj, sepse çdoparfum më kujton ndonjëperiudhë të caktuarkohore. Për momentin,përdor Diamonds nga Armani, në kombinim mequmështin për trup

Produktet kozmetike?
Biologique Recherchejanë të preferuarat emia. Produktet janëtë bazuara nëekstraktet mëtë pastërta me origjinë botanike dhebioteknologjike.

Shpenzimi më i fundit qëkeni bërë për rroba dheçfarë ka qenë konkretisht?
Syzat e diellit Armani dhe njëfustani nga stilisti i njohur grek Divas

A e harroni ndonjë aksesor,që e keni planifikuar për tavënë përpara se të dilni nëskenë, ose kur keni xhirimpër klipe?
Mund të ndodhë. Kjomë ndodh më shpeshme vathët po, nëse kombinimi është kalues edhe pa atë aksesor, as nuk e vras mendjen shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferguson personi mё me influencё nё sportin britanik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: