Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Elvana Gjata, nuk kam qenë e dashura e Getoarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Elvana Gjata, nuk kam qenë e dashura e Getoarit Empty
MesazhTitulli: Elvana Gjata, nuk kam qenë e dashura e Getoarit   Elvana Gjata, nuk kam qenë e dashura e Getoarit Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 6:24 pm

E ftuar në Kosovë për të promovuar këngën dhe klipin e saj më të ri, Elvana Gjata, i ka dhënë përgjigje një herë e përgjithmonë, thashethemeve të ngritura rreth saj dhe Getoar Selimit.

Elvana ka sqaruar se mes saj dhe Getit, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë lidhje dashurore, veçse bashkëpunim, duke qartësuar se ato që janë shkruar në media janë të gjitha thashetheme dhe aspak të vërteta.

“Para se të kalojmë në pyetjen pse u ndatë, duhet të flasim për pyetjen, se a kam qenë apo nuk kam qenë unë me Getin së bashku. Prandaj të gjitha këto janë thashetheme që janë folur si lidhje dhe e konsideroj se kjo është një temë e konsumuar.

E kam thënë shumë herë, se nuk kam asgjë më të, edhe tash them jo”, ka thënë Gjata, madje në dialektin kosovar, duke theksuar se mes tyre ka pasur vetëm bashkëpunim, por kurrsesi lidhje dashurore.

Komentet e një lidhje dashurore mes Elvanës dhe Getoarit, kanë qenë pjesë gazetave skandalistike që erdhën fillimisht nga Prishtina në Tiranë, por që duket se nuk kanë qenë, as më shumë, as më pak vetëm thashetheme.

Fotoja ku Getoar Selimi dhe këngëtarja e talentuar shqiptare u shfaqën duke ecur në tapetin e kuq të “VideoFest”, ishin shkëndija e parë për të aluduar mbi një lidhje dashurore mes tyre, histori që Elvana e kategorizon si bashkëpunim.

DIÇKA “VETES”

E kthyer në tregun muzikor, plot 8 muaj pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, Elvana duket se këtë herë ka vendosur që të sjellë për fansat këngën me titull “Vetes”.

Këngëtarja e talentuar e cila theu rekordet e shitjeve me albumin “Mamës”, këtë herë zgjedh një këngë pothuajse të të njëjtit zhanër.

Titullohet “Vetes” dhe siç shpjegon kjo është një mënyrë që çdo dëgjues të gjejë sadopak nga vetja, tek teksti apo historia e këngës që Elvana “servir” në këtë sezon të nxehtë për fansat e saj.



elvana


Kjo këngë ka vetëm një javë në treg dhe duket se Elvana ka goditur sërish në shenjë. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, pasi gjithçka është menduar me shumë kujdes nga Flori, djaloshi i talentuar që prej kohësh ka vendosur edhe të menaxhojë Elvana Gjatën, për të vulosur edhe suksesin.

Elvana ka pohuar , ku edhe bëri promovimin e këngës se për momentin ka vendosur të këndojë më shumë si soliste dhe nuk po planifikon
që të bashkëpunojë me ndonjë këngëtar tjetër kosovar.

“Jo, jo absolutisht nuk do të bashkëpunoj njëherë për njëherë. Sapo kam dalë nga bashkëpunimet, kështu që kam nevojë të merrem me Elvanën si person”, shprehet ajo.

Kjo deklaratë vjen pas lajmeve të fundit që qarkulluan , se Elvana do të kishte një bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu, një duet që u përfol si i mundshëm qysh në momentet e “Top Fest”, por që duket nuk ka qenë asnjëherë pjesë e projekteve të saj.

Përsa i përket stilit të muzikës, ajo nuk do të heqë dorë nga R&B, kjo jo vetëm pasi kështu u identifikua në tregun muzikor, por edhe për faktin se ky zhanër mbetet për të më i pëlqyeri.

Ndërkohë përsa i takon festivaleve, një prej të cilëve është edhe “Kënga Magjike”,Elvana tregon se nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesëmarrëse apo jo, pasi në këtë periudhë është duke u marrë me albumin e ri.

Ky është një lajm tjetër shumë i mirë për fansat e saj, një rikthim i dytë i Elvanës pas plot 1 viti, ka gjasa që mund ta pozicionojë sërish në krye të tregut muzikor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Elvana Gjata, nuk kam qenë e dashura e Getoarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetes Elvana Gjata
» TINGULLI3NT FT. ELVANA GJATA - TE 2
» Qytetari dhe e dashura katunare
» Elvana Sadriu - Tallava per 2 vllaznit
» 10 shpellat me te gjata ne bote.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: