Duket se nxehti i verës i ka bërë më “hot” edhe këngëtarët kosovarë, të cilët nuk kanë të ndalur me hitet dhe video-klipet e reja të tyre.
Kështu, pas seksi-këngëtares, Arta Bajrami, një tjetër seksi këngëtare do të promovoj sonte spotin e saj.
Genta Ismaili pritet që ta servojë një natë shumë të nxehtë në mbrëmjen e sotme në “Sheshi 21”, ku do të promovojë spotin e saj më të ri, përderisa, sipas një burimi të afërt me Telegrafin, përveç kolegëve këngëtarë, aty do të jetë edhe Miloti, ku çifti ka për ta bërë një befasi.
Gazeta “Tema” e Tiranës kishte shkruar më herët se çifti ishte ndarë, por sipas një familjari të çiftit kjo është thashetheme dhe se çifti ende janë bashkë.
Ndërkaq befasia, sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë kumtimi i ndonjë date të martesës, apo ndoshta edhe një bebe? /Telegrafi/