Presidenti Fatmir Sejdiu nga Reçaku i ka kërkuar Serbisë që të kërkojë falje për 13.000 qytetarët shqiptar të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Presidenti theksoi se djegia e mbi 130 mijë shtëpive të shqiptarëve dhe shkatërrimi i qindra objekteve fetare e të kultit janë ngjarje që nuk mund të harrohen