Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Në një xhami në Drenas përleshet hoxha me disa individë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Në një xhami në Drenas përleshet hoxha me disa individë Empty
MesazhTitulli: Në një xhami në Drenas përleshet hoxha me disa individë   Në një xhami në Drenas përleshet hoxha me disa individë Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 6:43 pm

Jo gjithherë xhamitë në Kosovë shërbejnë për t’u falur. Ajo që e vërteton këtë është përleshja në mes të hoxhës dhe disa individëve të xhematit në fshatin Zabel të Drenasit, ku disa persona janë lënduar dhe shumë të tjerë janë arrestuar. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame për komunën e Drenasit, Osman Musliu. Ai kishte shkuar në xhami për të prezantuar para xhematit imamin e ri të xhamisë së Zabelit, por kjo nuk i ishte lejuar nga ata që ishin tubuar aty. Mulla Osmani mendon se ka pasur një organizim kundër tij. E kishte vërejtur që në fillim se diçka nuk ishte në rregull, por kishte filluar ta falë xhumën, kur ishte ndërprerë nga të pranishmit. Siç merret vesh nga banorët e Zabelit, që nuk donin të flisin para kamerave, Mulla Osmani paska prezantuar një hoxhë për imam të fshatit kundër dëshirës së fshatarëve të Zabelit. Ata kishin një të preferuar të tyre. Hashim Bublaku, i cili ditën kritike nuk ishte në xhami, thotë se fshatarët e Zabelit nuk kanë asgjë ndaj mulla Osmanit dhe se incidenti i ndodhur nuk ka rrjedhur nga fshatarët e Zabelit. Edhe hoxha i rrahur nuk mendon se fshatarët e Zabelit e kanë sjellë në këtë gjendje. Si pasojë e gjithë kësaj përleshjeje janë arrestuar 9 persona, ndërkohë që disa të tjerë janë lënduar. Policia e Drenasit po vazhdon të merret me rastin. Mulla Osmani, i cili ishte hoxha i vetëm që në kohë lufte guxoi të shkojë t’i varrosë familjen Jashari të Prekazit, bën thirrje tek institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare që t’ua ndalin hovin “vehabistëve” që, sipas tij, janë rreziku i shoqërisë kosovare. Në këtë kundërtën ai ka alternativa për t’u mbrojtur nga të gjithë që mendojnë ta sulmojnë atë. Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj këtij incidenti të turpshëm siç ajo e quan. Resul Rexhepi thotë se më tragjike është fakti se ky incident ndodh brenda xhamisë dhe në momentin e faljes së namazit. Bashkësia Islame kërkon nga organet e rendit që raste të tilla të mos ndodhin më. Derisa kjo nuk është hera e parë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet grupeve të ndryshme të besimtarëve islamë në Kosovë kohët e fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në një xhami në Drenas përleshet hoxha me disa individë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nasradin Hoxha
» Disa fëmijë
» Disa Programe
» Disa zbulime
» Disa fjal per mjekim ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: