Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 KEK inkason 135 milion euro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

KEK inkason 135 milion euro Empty
MesazhTitulli: KEK inkason 135 milion euro   KEK inkason 135 milion euro Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 9:00 am

Zyrtarë të KEK-ut theksuan se edhe për vitin 2009 sfidë kryesore do të jetë faturimi dhe humbjet komerciale. Ata njoftuan se gjatë vitit 2008 janë inkasuar 134.6 milionë euro, ndërkaq në 2007 inkasimi ishte 113.8 mil. euro.

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) thanë se projekti për sigurimin e një transformatori për njësinë A të Termocentralit “Kosova A” pritet të realizohet deri në fund të muajit shkurt.

" Korporata për herë të parë pas shumë viteve do t’i ketë në dispozicion tri njësi gjeneruese nga “Kosova A”. Sigurimi i këtij transformatori do të kushtojë afro 3 milionë euro", tha Arben Gjukaj, ushtrues detyre i drejtorit menaxhues të KEK-ut, duke shtuar se kjo do t’i mundësojë KEK rritjen e fleksibilitetit në fushën e prodhimit të energjisë elektrike.

Zyrtarë të KEK-ut njoftuan se Korporatën javën e ardhshme do ta vizitojnë përfaqësues të Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH) me qëllim të përgatitjes së planeve të përbashkëta në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

“Marrëveshja dhe puna e përbashkët në këtë fushë do të rezultojë me ngritjen e efikasitetit të sistemit energjetik në të dyja vendet dhe do të reflektojë në uljen drastike të shpenzimeve që të dy korporatat bëjnë në fushën e sigurimeve të energjisë emergjente”, tha Gjukaj.

Sipas KEK-ut, gjatë vitit të kaluar gjykatat e vendit kanë vendosur 37 raste në favor të KEK-ut, gjatë ballafaqimit me konsumator që kanë dëmtuar pajisjet elektrike.

KEK-u ka filluar një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e pagesës në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, këshilla për kursim të energjisë dhe informata mbi dëmet nga keq-shfrytëzimi i energjisë si dhe gjobat pasuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
KEK inkason 135 milion euro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza, 30 milionë euro për bizneset
» Brenda 24 orësh infektohen mbi një milion kompjuterë
» F-Secure njofton infektimin e mbi një milion kompjuterëve
» Bizneseve shqiptare 30 mln euro kredi nga Italia
» Euro në Shqipëri, jo para hyrjes në BE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: