Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 "Paniku, i vetmi problem për 2009-n"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

"Paniku, i vetmi problem për 2009-n" Empty
MesazhTitulli: "Paniku, i vetmi problem për 2009-n"   "Paniku, i vetmi problem për 2009-n" Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 5:44 pm

INTERVISTA/ Flet Artan Hoxha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe analist i ekonomisë. "Qëndrimet e FMN-së, konservatore"

Reformat e qeverisë, por edhe fati, krijuan një mburojë për krizën ekonomike, e cila po reflekton shumë pak në Shqipëri. Për Artan Hoxhën, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe analist i ekonomisë, rritja ekonomike nuk do të jetë poshtë 8 përqindëshit, ndërsa sa i takon parashikimeve të FMN-së, "ndonjëherë paraqiten konservatore". Hoxha, i cili është edhe kreu i Këshillit Mbikëqyrës në KESH, thotë se 2009-a do të tregojë provën e madhe rreth rezultatit të reformave të kryera në këto vitet e fundit, përballë krizës ekonomike. Po cilat do të jenë impaktet negative, nëse do të ketë dhe qëndrimet rreth rritjes ekonomike? Artan Hoxha ka komentuar për "Shqip" situatën ekonomike në vend, duke propozuar disa rekomandime që konsumatorët dhe biznesi duhet t‘i marrin në konsideratë.

Z. Hoxha, Kryeministri, duke u bazuar tek INSTAT-i, flet për një rritje ekonomike 9-10% gjatë vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka parashikuar rritje rreth 5% për vitin 2008. Kjo krijon konfuzion te qytetarët. Sipas jush, cila është shifra më pranë realitetit?

Parashikimi i Bankës së Shqipërisë (BSH) është i kahershëm. Mbi bazën e tij, Banka e Shqipërisë kishte programuar instrumentet e veta të politikës monetare 2008. Për sa kohë që gjatë vitit 2008 nuk ka pasur vlerësim tjetër përfundimtar, BSH s‘kishte arsye të ndryshonte këtë parashikim dhe instrumentet e programuar për pasojë.

Në lidhje me rritjen ekonomike, BSH-ja i referohet INSTAT-it. Në fakt, të gjithë i referohen dhe/ose duhet t‘i referohen INSTAT-it për këtë tregues. Kjo pasi INSTAT-i është programuar si një institucion për këtë qëllim. Vlerësimet e INSTAT-it për rritjen ekonomike gjatë vitit 2008, bazuar në metodën e llogaritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për çdo tremujor, u bënë publike në dhjetor 2008 për periudhën 1 tetor 2007 - 30 shtator 2008. Treguesi i rritjes 12-mujore sipas kësaj metode dhe për këtë periudhë rezultoi 9.9%.

Metoda e PBB tremujore me atë vjetore japin objektivisht rezultate të ndryshme, por diferencat duhet të jenë të vogla e të shpjegueshme. Në fakt, rezulton pikërisht kështu. Po t‘i referohemi viteve 2004-2007, rezultatet e rritjes sipas dy metodave janë me diferenca të vogla mes tyre, si dhe të dyja kurbat janë thuajse paralele.

Në llogari të fundit, rezultatet e INSTAT-it për dy tremujorët e parë të vitit 2008 dhe për të gjithë tremujorët e viteve 2004-2007 janë certifikuar zyrtarisht si të sakta nga FMN, i cili ka ofruar modelin e përllogaritjes së PBB tremujore. Ndaj mendoj se vlerësimi i INSTAT-it është i besueshëm. Dhe për pasojë, nga llogaritjet e PBB tremujore mund të kuptojmë edhe rritjen vjetore 2008 me përafërsi të kënaqshme. Kështu, nëse tremujori i katërt i 2008-ës do të ketë të njëjtin nivel rritjeje si ai i tremujorit të katërt të 2007-ës, rritja vjetore 2008 do të jetë 9.9%. Në rastin më të keq, sikur rritja e këtij tremujori të jetë 0% (kjo nuk ka gjasa të ketë ndodhur), rritja vjetore 2008 sipas kësaj metode do të jetë afërsisht 8%. Si përfundim, mund të themi me bindje se rritja vjetore 2008, sipas metodës tremujore, do të luhatet në intervalin 8-10%. Edhe ajo sipas metodës tjetër do të jetë afërsisht me këtë interval. Pavarësisht nga vlera, ky është një interval i një rritjeje shumë të lartë. Pra konfirmohet parashikimi se në vitin 2008, ekonomia shqiptare bëri një kërcim të ndjeshëm mbi nivelin tradicional 5-6% të 5-6-vjeçarit të fundit.

Po t‘i referohemi Memorandumit Ekonomik, Banka Botërore në vitin 2004 dha alarmin se ekonomia shqiptare, po të vazhdonte me po ato politika, rrezikonte të binte shpejt në nivelin e rritjes nën 3%. Në fakt, ndodhi e kundërta dhe arsyet besoj se tashmë janë të kuptueshme. Gjithsesi, le të presim me durim llogaritjet e INSTAT-it për shifrën përfundimtare të vitit 2008. Ato do të jenë të vlefshme diku nga fundi i marsit 2009.

Për mendimin tim, tema e debatit nuk është dhe nuk duhet të jetë shifra e dhënë nga INSTAT-i. Ajo nuk vihet në diskutim. Mendoj se ia vlen të debatojmë për natyrën apo ndryshe arsyet e kësaj rritjeje të lartë. A përbën rritja 2008 një kombinim pozitiv rastësor të faktorëve apo është edhe një produkt i faktorëve të programuar? Unë besoj se janë të dyja.

Në 2008-ën, kemi pasur edhe faktorë rastësorë në favor të rritjes. P.sh., viti hidrik 2008 ishte më i mirë se ai 2007 me efekte pozitive në energjetikë dhe bujqësi. Por përmirësimi i klimës së biznesit, politikat fiskale, shëndeti i sistemit bankar, investimet masive publike janë faktorë kryesisht të programuar që kanë kontribuar në rritjen e lartë të vitit 2008. Nëse gjatë vitit 2009, këta faktorë, qofshin rastësorë apo të programuar do të vazhdojnë të zhvillohen njësoj si në 2008-ën, ekonomia shqiptare do të prodhojë rritje të brendshme mjaftueshmërisht të lartë që të kompensojë edhe efektet negative të importuara të krizës ndërkombëtare. Pra, në rezultante të fundit, edhe 2009-a do të ketë një rritje reale neto pozitive. Në fakt, sipas parashikimeve më shumë se konservatore nga FMN-ja, duke konsideruar efektet e mundshme të krizës ndërkombëtare, rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2009 pritet të jetë 3.5-4%. Kjo rritje është e nivelit mesatar dhe, të më falin skeptikët dhe pesimistët, por ky nivel rritjeje dhe për këto arsye, veçse krizë nuk mund të quhet.

Kryeministri shprehet se Shqipëria nuk është e prekur nga kriza. Ndërkohë, shumë analistë të ekonomisë thonë se kemi filluar të prekemi dhe përmendin edhe disa sektorë ku janë ndjerë pasojat e para të krizës. Cili është mendimi juaj, kush ka të drejtë?

Nuk e di nëse Kryeministri është shprehur saktësisht kështu dhe në çfarë konteksti. Nëse i referoheni debatit të së martës së kësaj jave, besoj se Kryeministri ka pasur parasysh në tërësi vitin 2008 dhe jo thjesht dy-tre muajt e fundit të tij. Në fakt, sipas të dhënave, në tremujorin e fundit vihen re shenjat e para të efekteve të importuara të krizës botërore. P.sh., ka rënë eksporti i mineraleve në këtë tremujor. Gjithsesi, jemi veçse në fillimet e ndikimit dhe ato janë ende të dobëta në tërësinë e ekonomisë dhe nuk komprometojnë rritjen ekonomike shumë të lartë të vitit 2008.

Për 2009-ën, është e mira që parashikimet t‘i bëjmë në mënyrë sa më të matur. Vlerësimet e FMN-së për vitin 2009 që përmenda më sipër duhet të shërbejnë si pikë orientuese minimaliste. Por gjithsesi, do të doja të përmendja që rritja ekonomike 2009 mund të jetë edhe më e lartë se ky parashikim. Në fakt, Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe situata ekonomike botërore nuk ndikon vetëm negativisht. P.sh., është e pritshme që turizmi në shkallë botërore do të ketë rënie, por jo domosdoshmërisht në Shqipëri. Mundet që të ndodhë e kundërta, që për shkak të çmimeve relativisht më të lira, të rritet dhe më tej numri i turistëve. Efekte të tilla "paradoksale" janë të mundshme në disa sektorë. Ndaj, duke sugjeruar që parashikimet t‘i bëjmë sa më të matura, gjithashtu nuk ka pse të bëhemi pesimistë, aq më pak të ndjejmë panik. Mendoj se nuk ka arsye për asnjërën nga këto dy ndjenja.

Qeveria ka përcaktuar një sasi parash për të përballuar krizën. Gjithashtu edhe ministri i Financave është shprehur se nëse do të jetë nevoja, do të përdoren për këtë përballim edhe paratë që do të arkëtohen nga privatizimet masive. A mendoni se këto para mjaftojnë?

Mendoj se dalin e teprojnë edhe për skenarin më të keq të mundshëm që komentova më lart, duke iu referuar FMN-së. Jam i prirur të besoj se nuk do të na hyjnë në punë për këtë qëllim dhe me të njëjtat metoda si në vendet që kanë rënë në këtë krizë. Aq më mirë që ka një rezervë të konsiderueshme, se do të mund të përdoren për investime, rritje pagash e pensionesh dhe shpenzimesh të tjera të dobishme në arsim, shëndetësi apo për përkrahjen sociale. Kjo është edhe përgjigjja më e mirë ndaj efekteve të mundshme të krizës botërore mbi ekonominë shqiptare.

Të gjithë e kanë mendjen te paratë e emigrantëve (ç‘ka ata sjellin këtu) dhe te fakti që këto para të prura po pakësohen. Sa gjykoni do të pakësohen ato gjatë këtij viti dhe kush mund t‘i kompensojë, që leku ynë të vijojë të jetë i shëndetshëm?

Pakësimi i dërgesave të emigranteve, edhe nëse ndodh gjatë 2009-ës, do të jetë në nivele të tilla plotësisht të absorbueshme e të kompensueshme. Në fakt, përgjatë këtij dhjetëvjeçari, pesha e këtyre dërgesave në përqindje të PBB ka ardhur në rënie. Ndërkaq, ne kemi vazhduar të rrisim importin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa leku ka qenë i qëndrueshëm dhe inflacioni i ulët. Si shpjegohet? Në fakt, ekonomia ka krijuar gradualisht burime alternative, si p.sh. eksportet, turizmi apo investimet e huaja. Ky kompensim do të ndodhë edhe në 2009-ën. Ndaj mendoj se nuk kemi të bëjmë me ndonjë shqetësim thelbësor.

Cila do të ishte këshilla juaj për bizneset dhe për qytetarët në këtë vit të vështirë?

Qytetarëve do t‘u sugjeroja që të vazhdojnë të konsumojnë sipas nevojave dhe mundësive, por pa ekzagjerime, tepricat monetare t‘i depozitojnë në bankat vendase ose t‘i investojnë në letrat me vlerë të qeverisë ose të pushtetit vendor. Ky i fundit, në 2009-ën, do të ketë të drejtën të marrë hua për investime publike vendore.

Bizneseve do t‘iu sugjeroja që të konsolidojnë bizneset ekzistuese dhe/ose të ndërmarrin nisma të reja, por duke shmangur ato me risk të lartë, ndërsa bankat të vazhdojnë të rrisin kreditë, por duke i vlerësuar më me kujdes kërkesat.

Mendoj se media ka shumë vend për t‘u treguar më objektive, më profesionale dhe më e urtë përgjatë 2009-ës lidhur me këtë temë. Më ka rënë në sy një fakt interesant. Më shumë zhurmë dhe konfuzion po krijon media lidhur me të gabimquajturën "krizë", sesa vetë opozita. Përkundrazi, opozita meriton të përgëzohet që nuk po keqpërdor këtë moment. Shpresoj të vazhdojë kështu dhe të mos rrëmbehet nga ethet elektorale. Paniku është "armiku" ynë më i madh dhe i vetëm në vitin 2009. Ndërsa nuk ka arsye për panik, cilido që do ta shkaktojë atë, me apo pa dashje, do t‘i bënte një shërbim shumë të keq vendit dhe shqiptarëve, majtas, djathtas apo përtej këtyre.





loading loading loading loading
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Paniku, i vetmi problem për 2009-n"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Të punësuarit në "Tojota" blejnë makina të reja për t'i ndihmuar kompanisë
» Ministria e Financave marrëveshje për zonat malore, "Mali drejt tregut"
» AGJENSIA "JONIS TRAVEL" OFRON BILETA AVIONI ME CMIMET ME TE LIRA
» Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar"
» Massa: "bolidi f 60 më i mirë sesa ai i vitit të shkuar"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: