Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BE: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf

Male Numri i postimeve : 822
Age : 37
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

BE: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit Empty
MesazhTitulli: BE: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit   BE: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit Icon_minitimeMon Jan 19, 2009 8:48 pm

Komisioni Evropian ka nisur një procedurë ligjore kundër Microsoft sepse supozohet që kjo kompani gjigante amerikane shkel rregullat e Bashkimit Evropian kundër monopolit, njoftojnë agjencitë botërore të lajmeve.

"Lidhja që bën Microsoft në mes Internet Explorerit dhe sistemit operativ Windows rrezikon konkurrencën në mesin e shfletuesve të internetit, përmbysë gazetat në produktet e tyre dhe në fund përdoruesve ua zvogëlon përzgjedhjen", ka njoftuar Komisioni.

Microsoftit i është dhënë afat deri në tetë javë të përgjigjet në gjetjet e Komisionit, i cili ka theksuar se kjo kompani ka mundësinë e mbrojtjes gjatë dëgjimit.

Microsoft edhe më herët ka qenë në shënjestër të veprimeve evropiane kundër monopolit. Gjykata evropiane e drejtësisë në vitin 2004 ka përcaktuar se Microsoft i ka shkelur rregulloret e BE-së kundër monopolit, duke tentuar të rrezikojë rivalët me programet e veta për përmbajtjet multimediale.

Kompania ishte dënuar me mbi 600 milionë dollarë dhe ishte urdhëruar të ofrojë versionin e sistemit operativ pa programin "Media player", si dhe të ndajë kodin komunikues me rivalët. Microsoft ishte ankuar, por dënimi ishte konfirmuar më 17 shtator të vitit 2007.

_________________
"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."




BE: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit Logo10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
BE: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: