Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Torres: Mançester Siti nuk është skuadër për Kakan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Torres: Mançester Siti nuk është skuadër për Kakan Empty
MesazhTitulli: Re: Torres: Mançester Siti nuk është skuadër për Kakan   Torres: Mançester Siti nuk është skuadër për Kakan Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 8:34 am

[quote="EXTrem"]Sulmuesi spanjoll në radhët e Liverpulit, Fernando Torres ka thënë se Mançester Siti nuk është zgjedhja e duhur për Kakan. "Siti nuk është skuadra e duhur për Kakan. Fillimisht Siti duhet të luajë në Kupën e UEFA-s dhe Ligën e Kampionëve, ngase nuk e di nëse ndonjë futbollist i madh do të dëshironte të luante për këtë skuadër deri atëherë. Lojtarët e mëdhenj duan të fitojnë trofe, kurse Mançester Siti ende nuk është në garë për trofe as në Angli dhe as në Evropë.
Ata luftojnë për mbetje në Ligën Premiere ose për t'u pozicionuar në mesin e renditjes", ka theksuar Torres, duke shtuar: "Siti duhet të rritet dalëngadalë dhe pastaj të konkurrojë për trofe me skuadrat tjera të mëdha. Vetëm atëherë ndoshta ndonjë lojtar i madh do të shpreh dëshirën t'i bashkohet. Çelzi ishte skuadër e madhe edhe para se pronari i ri Abramoviç të fillonte transferimin e yjeve të mëdha dhe tash çdo futbollist dëshiron të luajë për atë skuadër. Tash për tash nuk mund ta shoh Kakan duke luajtur për Mançester Sitin. Pa dyshim se do të ishte një kontratë fenomenale ajo me Sitin, por ekzistojnë edhe gjëra tjera më të rëndësishme se sa paraja. Një futbollist dëshiron të kujtohet për sukseset e arritura, për trofetë e fituara dhe për kontributin e tij që ka dhënë për skuadrën. Paramendoni pas 10 vjetësh kur t’i japësh fund karrierës, kthehesh dhe shikon prapa, nuk ke asnjë foto me trofe, asnjë medalje. Kjo i bie sikur ke luajtur për asgjë. Ju mund të keni një auto fantastike, një shtëpi fantastike, por çfarë janë ato gjëra, kur të mungojnë trofetë. Ambicia ime kryesore edhe më tej mbetet trofeu i Ligës së Kampionëve. Dua ta kem një foto me atë trofe, për ta shikuar kur të pensionohem. Mund të kesh një kontratë më të mirë financiare se sa një mik i juaji, por asnjë futbollist kur të mbyll karrierën nuk kthehet të thotë: ‘Unë kam fituar më shumë para’.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Torres: Mançester Siti nuk është skuadër për Kakan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» citi rrit oferten per kakan deri 283 miljon euro
» Premier League, tjeter skuader prane sheikeve te naftes
» Kakà, një hap larg Mançester Sitit
» Murinjo më i përshtatshmi për stolin e Mançester Sitit
» Torres: Mançesteri, favori për titullin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: