Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Per Allahun

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Per Allahun Empty
MesazhTitulli: Per Allahun   Per Allahun Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 11:09 am

Allah
Allahu eshte Zoti dhe Krijuesi i Universit, Meshiruesi, i Gjithedituri, Mbrojtesi, i Madheruari, Furnizuesi, qe degjon e sheh çdo gje, i Pari, i Fundit dhe i Perjetshem. Ne Kur'ani permenden 99 emrat e bukur te Allahut te cilat shprehin cilesite Tij permes te cilave Muslimanet mund te kuptojne dhe njohin Ate.

Abdes
Nje lloj pastrimi qe duhet bere para se dikush falet ose para se te lexoje Kur'an.

Ezan
Thirrja para kohes se faljes quhet Ezan. Personi i cili therret Ezanin quhet Mu'ezin. Muezini therrer Ezanin pese here ne dite kur Muslimanet falin namazin e tyre. Ezani ka disa fjale dhe shprehje specifike qe recitohen me ze te larte ne gjuhen Arabe qe te lajmeroje njerezit se koha per t'u falur erdhi.

Es-selamu Alejkum
Kjo eshte pershendetja e Muslimaneve kur takojne njeri tjetrin. Kuptimi i te ciles eshte "Paqja qofte mbi ju!" Kjo pershendetje mund te ndeshet edhe ne keto forma: "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullah" qe do te thote "Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi ju"; ose "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu", e cila perkthehet "Paqja, Meshira dhe Bekimi i Allahut qofte mbi ju!" Lexo te teren

Falja e Namazit

Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta kryejnë në mënyrë më të mirë. Bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është drejtuar duke i thënë: ''Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në mënyrë të plotë. Prej gjërave që i shpjegoi me gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një herë fali namaz në mimber, duke u ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: '' Faluni ashtu sikur që më shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë namazin ashtu siç e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë : ''All-llahu azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest, i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i falë me frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpëtimi qofshin mbi familjën e tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë drejtim dhe shembull për to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit. Lexo te teren

Ebu Hanifeja
Numan Ibn Sabit (Ebu Hanifja apo Imam Azem) është i lindur në Kufe në vitin 80 H apo 690. Babai i tij ishte Persiani cili pasi pranoi Islamin u shpërngul në Kufe ku pati rastin dhe ta takoj dhe halifin e katërt Ali Ibn Ebi Talibin. Ebu Hanifja pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Kufe qytet i cili mbas Medinës ishte qendër kryesore shkencore . Në moshë të re Ebu hanifja u morr me tregti por studimet për të ishin prefesioni më i dashur. Prandaj, lë tregtinë dhe i dedikohet kryesisht studimit të drejtësisë simbas udhëzimit të dijetarit Sha’bia. Ka mësuar pranë Hamad Ibn Suleimanit (120 – 737) dhe dijetarëve të tjerë të Kufes por për kërkim të diturisë ai nuk hezitoi edhe të udhëtoj ashtu që ai ishte edhe në Basra, Meke dhe Medine ku është takuar me dijetarë më të mëdhej të asaj kohe.Lexo te teren


Festat Islame
Falënderojmë All-llahun, i Cili i ka caktuar ligjet, ka dalluar hallallin nga haramin, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, i cili me sqarimin e tij largoi çdo paqartësi dhe mbi familjen dhe shokët e tij…
Popujt e mëparshëm festat i njhinin për lozje dhe dëfrim, për dehje dhe vallëzim, bile disa fe të vjetra festat e tyre fetare i shfrytëzonin për nihilizëm dhe kaotizëm moral, e mos të flasim për festën e “Pakosit” te grekët e vjetër e pastaj te romakët, festë e cila përsëritej disa herë në vit, ku burrat dhe gratë detyroheshin të çveshen nda nderi dhe turpi dhe të lirohen nga çdo përkufizim të xhelozisë dhe nderit, tua zgjidhin frerët ndjenjave kafsharake, për të kryer nevojën e vet publikisht dhe haptazi, për të kënaqur hyjnitë e tyre, siç pretendonin ata. Saqë ai që refuzonet një gjë të tillë në atë kohë, kryetarët e fesë së tyre gjykonin që të varroset i gjallë në shpella të largëta dhe gropa të panjohura derisa ti vjen vdekja, ose ta arrijë caktimi i Zotit. Lexo te teren
Haxhi dhe vlera e tij
Haxhxhi është shtyllë prej shtyllave të Islamit, është obligim i prerë për secilin musliman që ka mundësi ta kryej, është vepër me vlerë të madhe dhe vepër në të cilën ka shumë këshilla dhe mësime.


Njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri, nuk duhet ta lëjë pas shpine këtë ibadet, sepse dobitë dhe dhuratat që i fiton muslimani nga ky ibadet janë të shumta.


Ai i cili e mohon këtë ibadet del prej gjirit islam dhe largohet nga xhemati i muslimanëve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


وَأَذَانٌ مِنْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ إِلَى النَّاسِ يَوْمَ الْحَجِّ الْأَكْبَرِ أَنَّ اللَّهَ بَرِيءٌ مِنْ الْمُشْرِكِينَ وَرَسُولُهُ فَإِنْ تُبْتُمْ فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ وَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَاعْلَمُوا أَنَّكُمْ غَيْرُ مُعْجِزِي اللَّهِ وَبَشِّرْ الَّذِينَ كَفَرُوا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ(3)


"Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm". (Et-Teube: 3). Lexo te teren


Ndalimi i zilise (hasedit)
Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12) Lexo te teren

Ndalimi i bartjes se fjaleve (nemimes)
Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: bartësi i fjalëve nuk hyn në xhennet.” (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qëndron “ai i cili fshehurazi i ndëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet”
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “që është përgojues dhe banë fjalë ndër njerëz” (Kalem – 11)


Fjala nemime gjuhësisht d.m.th. : përshpëritje, lëvizje e lehtë. Kurse kuptimi terminologjik është: bartja e fjalëve prej njërit te tjetri për për të shkaktuar përçarje Lexo te teren



Bamirësia ndaj prindërve
Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Është i mërishëm, është i mërishëm, është i mrishëm! Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: ai që arrinë prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk hyn në xhennet.” (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet.” (Ankebut – Cool, poashtu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. Lexo te teren

Burimi i moralit te larte
Nevas ibën Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për mirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.” (Shems – 7,Cool

Poashtu thotë: “Anuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)? (Beled – 8,9,10)


Dijetarët thonë: “bamirësia” ka kuptim të gjërë, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butësisë, shoqëriaë të sinqertë, sjelljes të mire, rrespektit, të gjitha këto cilësi janë përmbledhje e normave të moralit të lartë. (Elminhaxh sherh sahihil Muslim ibën Haxhaxh – 4/1980) Lexo te teren
Mbrapsht në krye Shko poshtë
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Per Allahun Empty
MesazhTitulli: Re: Per Allahun   Per Allahun Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 9:51 am

KETU duhet me qit muzik e jo me shkrujt ok ksaj here nuk pe fshi potjter here ta fshij ok

MSHELET KJO TEM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Per Allahun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Qendra Muzikës Shqiptare :: ilahijë Shqip-
Kërce tek: