Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Histori e Skenderbeut (analiz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Histori e Skenderbeut (analiz Empty
MesazhTitulli: Histori e Skenderbeut (analiz   Histori e Skenderbeut (analiz Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:15 am

Poema epike "Historia e Skenderbeut" u botua me 1898, dy vjet para vdekjes se Naimit. Kjo veper e fundit qe botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse ne te permblodhi dhe shprehu me patos te fuqishem idealet per lirine e Shqiperise dhe per futjen e saj ne rrugen e perparimit.
Vepra doli ne nje east historik teper te mprehte: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit te saj dhe rreziku i copetimit te vendit tone nga shtetet shoviniste ishte shume i madh. Kerkohej me shume se kurre qe ndergjegjja kombetare te forcohej dhe, vee kesaj, te shqiptaret te krijohej mendesia se ishte e drejta e tyre te jetonin te lire si komb me vete ne trojet e lashta stergjyshore. Vepra e Naimit bente thirrje dhe nxiste shqiptaret t'i dilnin zot vendit te tyre ne keto kushte, duke kryer me nder detyren atdhetare.
Breza te tere patriotesh kishin enderruar te kishin nje veper per heroin kombetar, Skenderbeun. Kete deshire e realizoi Naimi me poemen e vet madhore, e cila leshoi hapur e me force kushtrimin per te rrokur armet, per te shkundur zgjedhen turke e per ta mbrojtur atdheun nga edo rrezik. Ajo tingelloi si kushtrim i bashkimit te shqiptareve rreth flamurit te Skenderbeut.
Si eshte ndertuar veprae "Historia e Skenderbeut" eshte nje poeme epike e perbere nga 22 kenge. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojne me dergimin e djemve te Gjon Kastriotit peng te sulltanit dhe mbarojne me vdekjen e Skenderbeut dhe pasojat e renda qe ndoqen . Ne pergjithesi vepra i permbahet historise, ndonese ka personazhe te krijuara prej poetit.
Ne qender te poemes eshte figura e Skenderbeut. Kete figure Naimi e ka vizatuar ne perputhje me idealin e tij romantik, ne driten e idealeve te humanizmit evropian e ne frymen e Rilindjes. Pra e idealizon figuren e heroit tone.
Per Naimin Skenderbeu eshte personifikim i te gjitha vlerave: i trimerise, i urtesise, i bukurise fizike e morale:
Ishte mbret i bukurise,
si dielli epte dritee,
e kish te gjitha miresite
dhe te tere urtesine,
njerezin' e diturite
dhe fuqin' e trimerine.
Naimi e paraqet Skenderbeun me tiparet e nje heroi legjendar, te luftetarit kreshnik dhe te atdhetarit te flakte, qe mbi gjitheka ve atdheun, edhe mbi interesin e tij.
Ne poeme e gjejme Skenderbeun nje udheheqes me aftesi te rralla, qe diti te bashkonte te gjithe shqiptaret rreth idealit te madh te lirise. Ai eshte organizator dhe strateg i madh ne lufte, po aq sa eshte edhe luftetar qe bie "si rrufe" mbi armiqte dhe i shpartallon. Si prijes i urte popullor ai eshte simbol i lirise, i traditave heroike te popullit, i idealeve shoqerore e demokratike qe i kishte vete poeti. Skenderbeu paraqitet me nje bote teper humane. eshte i dashur e i thjeshte me njerezit, ka nje mall pervelues per atdheun kur jeton larg tij, qan me lot te hidhur kur merr vesh vdekjen e njerezve te afert dhe te zezat qe e gjeten Shqiperine. Ne edo east eshte njerezor e fisnik.
Figura e Skenderbeut eshte e pashkeputur nga epoka e tij. eshte e natyrshme qe kete epoke Naimi ta paraqite te idealizuar, duke ia kundervene gjendjes se Shqiperise se roberuar e te prapambetur te kohes se vet. Koha e Skenderbeut permblidhte gjithe "miresite" e "begatite" atehere mbreteronte urtesia, paqja, kamja, nderi, shpresa.
Paraqitja e idealizuar e se kaluares kishte nje funksion te caktuar. Duke ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e nderpreu proeesin e zhvillimit e te qyteterimit te Shqiperise, e hodhi kete ne erresire. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa me pare dhe epoka e lavdishme e Skenderbeut duhej perterire.
Naimi evokon shpirtin heroik e liridashes te shqiptareve, traditat e tyre te bashkimit, evokon epoken dhe Skenderbeun vetem e vetem qe
T'i ap drite Shqiperise
Nga shpirt' i ndritshem i tija,
pra, duke na i paraqitur ato si nje model te persosur, ti frymezonte bashkatdhetaret per ta eliruar e qyteteruar atdheun e tyre si dikur. Si demokrat Naimi e paraqet popullin si nje force te gjalle qe i udhehequr nga nje hero si Skenderbeu, korr fitore dhe tregon heroizem e patriotizem te pashoq.
Nje ide e rendesishme e poemes, teper aktuale ne fund te shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetem me ane te luftes se armatosur. Gjithe poema e sintetizon kete ide, por me nje patos te veeante spikat ajo ne fjalet e Kamanit:
Kurre s'trembet Shqiperia,
nuke vdiq, po eshte e gjalle
tjeter pergjigjje Turqia
nuke do, pervee me palle.
Fjala e Kamanit ne kuvendin e burrave te mbledhur nga Gjon Kastrioti, eshte himn per trimerine dhe lirine, ajo tingellonte si thirrje per te rrokur armet:
Trimeria, trimeria
mban lirin' e memedhene!
Kamani nuk eshte person historik, por figure e krijuar nga poeti me shume dashuri e mjeshteri. Ai tipizon shqiptarin trim, te vendosur per te mbrojtur lirine dhe nderin e atdheut, te gatshem te jape edhe jeten.
Ne poeme ka dhe shume personazhe te tjera, portrete te njerezve te afert dhe te bashkeluftetareve te Skenderbeut, si dhe te armiqve osmane. Keta te fundit, sidomos sulltanet, jepen me tipare krejt te kunderta me ato te Skenderbeut dhe te shqiptareve.
"Historia e Skenderbeut" u be nje nga veprat me te dashura gjate Rilindjes, se u pergjigjej aspiratave liridashese qe vlonin ne popull. Ajo themeloi ne letersine tone traditen e poezise epike.
Poema ka shume vlera artistike te qendrueshme. Ajo te rremben me gjeresine e rrefimit, me gjallerine e vizatimit te shume skenave. Te tilla jane ato te kuvendeve, te veprimtarise se gjithanshme te Skenderbeut, te betejave, ndonese, ndonjehere, bie ne perseritje situatash. Here-here gjejme tabllo me dramacitet te theksuar. E tille eshte ajo ne kengen e V, qe fillon me vargjet:
Kruje, o qytet i bekuar,
prite, prite Skenderbene!e
Ne poeme hasim here-here, portretizime te goditura te personazheve, sie eshte sidomos ai i Kamanit nje pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj.
Gjuha e vepres eshte afer gjuhes se popullit, me mjete te shumta shprehese, e pastruar nga fjalet e huaja dhe me mjaft fjale te krijuara nga vete poeti. Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkese emocionale, gjenden dendur ne poeme.
"Historia e Skenderbeut" mbetet nje nga veprat me te rendesishme te Naimit. Me te u mekuan dhe u rriten breza te tere atdhetaresh e luftetaresh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Histori e Skenderbeut (analiz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Filmi - Skenderbeut
» Histori e shkurtër e astronomise
» "Histori E Gjat" Noizy

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Gjuha shqipe dhe gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha dhe letërsia shqipe-
Kërce tek: