Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Domenikali dhe Masa: E ndërtuar për të fituar!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Domenikali dhe Masa: E ndërtuar për të fituar! Empty
MesazhTitulli: Domenikali dhe Masa: E ndërtuar për të fituar!   Domenikali dhe Masa: E ndërtuar për të fituar! Icon_minitimeTue Jan 13, 2009 7:06 pm

Drejtori i përgjithshëm i Ferrarit dhe piloti brazilian kërkojnë titullin më 2009-n
Me rregullat e reja, të vëna nga Federata Ndërkombëtare, makinat e
reja në teori nuk duhet të jenë të bukura, por F60 e re, e shfaqur në
internet dhe që ka debutuar në Muxhello, është edhe simpatike.
Kështu ka thënë piloti, që pati nderin ta nxjerrë në pistë për të
parën herë, Felipe Masa. Braziliani, bashkë me shokun e tij të
skuadrës, Raikonen, ka hequr pëlhurën e kuqe, duke e shfaqur para syve
të të gjithëve makinën. Ka qëndruar duke e parë për disa çaste, pastaj,
duke mbetur i befasuar nga format e shoqes së tij të re.
EMOCION - “Të prezantosh një makinë të re është
gjithnjë emocion, -ka thënë Masa. - Me të do të bëj gjithë kampionatin.
Jam i emocionuar, por njëkohësisht i kënaqur që e nxjerr në pistë për
herë të parë. Me rregullat e reja, prisja një makinë ndryshe, si dhjetë
vjet më parë me krahë të gjera. Të them të drejtën, u befasova. Gjeta
një F.60 të vogël, shumë kompakte dhe simpatike.”
RIVALET - Masa, nënkampion i botës, ndihet edhe më
i fortë, i gatshëm për Botërorin që nis më 29 mars në Australi. “Pas
çdo viti të karrierës sime ndihem më i fortë, më i përgatitur
psikologjikisht dhe fizikisht, edhe si përvojë.
Besoj se ky është momenti im më i mirë, ndihem i fortë dhe i gatshëm
për një kampionat konkurrues. Nuk është e lehtë të thuash se kë do kemi
rival.
Mendoj se do të jetë McLaren, si në vitet e kaluara. Por mund të
jetë edhe BMW-ja, Renault ose ndonjë befasi tjetër. Nuk e dimë si do të
jetë Ferrari. Kemi punuar shumë për ta përmirësuar, por ka ende shumë
për të bërë. Pres të jemi konkurrues.”
FILLIM I RI - Shumë optimizëm del nga fjalët e
Stefano Domenikalit. “Emri F.60E është lidhje mes historisë së F1-shit
dhe faktit që Ferrari ka qenë gjithnjë i pranishëm. Një mirënjohje në
një moment të veçantë për këtë sport, me objektivin për të shkuar më
larg. Prezantimi është përherë moment i veçantë.
Presim të dalim mirë këtë sezon, të dëshmojmë se grupi ka bërë një
punë të shkëlqyer. E dimë se çfarë nënkupton një sfidë e re. Edhe pse
kundërshtarët tanë janë shumë të fortë, fitorja është detyrë. Kemi
dëshirë të japim maksimumin për të fituar, si gjithnjë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Domenikali dhe Masa: E ndërtuar për të fituar!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Del Piero: Titujt i kam fituar në fushë!
» Trezeguet: Domenech nuk ka fituar asgjë
» Gazi, Putin: BE, masa ndaj Ukrainës
» Konfindustria: Qeveria, masa për përmirësimin e sistemit të doganave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Motor Sport-
Kërce tek: