Anëtarët e bendit "Metallica" planifikojnë një turne të përbashkët me "Guns N’ Roses", pasi u ka pëlqyer shumë albumi i tyre rikthyes, "Chinese Democracy".
Këngëtarët e megahitit “Nothing Else Matters” janë fansa të kolegëve të tyre të “GN’R”, ndërsa bateristi i “Metallica”, Lars Ulrich, ka thënë se ai dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë për një turne të përbashkët me grupin e riformuar të Axl Rose.
“Ne jemi qen rruge dhe dëshirojmë të shkojmë nëpër turne, prandaj kurrë nuk do ta refuzonim një turne të përbashkët. Na ka pëlqyer shumë ‘Chinese Democracy’ dhe do të pranonim me dëshirë të këndojmë në koncerte të përbashkëta”, ka thënë Ulrich.